Analisti politik Afrim Kasolli, ka komentuar mbi disa të dhëna të publikuara nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), ai thotë se nga këto të dhëna mund të shihet paradoksi që po i shoqëron qytetarët e Kosovës.
“Kushdo qe i ka lexuar te dhënat e fundit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), nëpërmjet matjes së pulsit publik, ka mundësi ta shoh paradoksin qe po i shoqëron qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Kasolli.
Kasolli thekson se qytetarët sipas këtyre të dhënave nga UNDP-ja, kanë shqetësime në aspektin ekonomik, por janë të kënaqur me qeverisjen e tanishme.
Tutje Kasolli thotë se kjo kundërthënie nuk është e rastësishme, dhe se dëshmon se qytetarët i kanë humbur shpresat se opozita mund të jetë një alternativë.
“Ata kane shqetësime mbi gjendjen ekonomike dhe sociale, por janë të kënaqur me udhëheqjen e institucioneve të Kosovës, pra me pushtetin. Kjo kundërthënie nuk është e rastësishme. Dhe ajo fillimisht duhet te lexohet nga opozita. Sepse ajo dëshmonë se qytetarët e kanë humbur shpresën se edhe opozita e tanishme mund te jete alternativë ndaj pushtetit. Prandaj, edhe po jetojnë ndërmjet pakënaqësisë mbi gjendjen dhe kënaqësisë me pushtetin”, ka shkruar analisti Kasolli. /TV Arbëria
Postimi i tij i plotë: