Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur gëzimin dhe optimizmin për suksesin e Distria Krasniqit, e cila kaloi në finalen e Olimpiadës së Parisit, duke uruar: “Me të artën, drejt së artës. Kosova në finale! Forca Disi!”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur gëzimin pas suksesit të xhudistes Distria Krasniqi, e cila kaloi në finale të Olimpiadës së Parisit.
Osmani është shprehur gjithashtu optimiste se e arta e Kosovës, Distria Krasniqi do të sigurojë medaljen e artë në finalen e Lojërave Olimpike.
“Me të artën, drejt së artës. Kosova në finale! Forca Disi!”, ka shkruar Osmani në Facebook.