Dy vitet e fundit nuk kanë qenë fort pozitive për Leon Goretzkan. Mesfushori i Bayern Munich ka humbur shumë nga shkëlqimi i tij, teksa nuk u ftua nga trajneri Julian Nagelsmann për të përfaqësuar ekipin kombëtar në Euro 2024.
Dhe as e ardhmja te bavarezët nuk është e mbushur me diell, pasi tashmë duhet të luftojë fort për të përfituar minuta te rekordmenët e futbollit gjerman.
Konkurrenca është shtuar, në mesin e fushës ka ardhur një lojtar si Palhinha, ndërkohë që trajneri i ri Vincent Kompany nuk është një admirues i madh i Goretzkas.
Belgu ua ka bërë të qartë drejtuesve se mund ta shesin pa probleme 29-vjeçarin. I cili mban veshur fanellën e Bayernit prej vitit verës së vitit 2018.
Në lidhje me rendimentin e dobët të mesfushorit gjerman foli pak ditë më parë edhe Uli Hoeness, presidenti i nderit i klubit. “Ultimatumi” i të cilit duhet marrë seriozisht nga lojtari.
“Jeta të dhuron gjithmonë një mundësi të dytë. Kjo vlen për të dhe për Bayernin. Goretzka ka shansin të tregojë veten pas dy viteve që nuk kanë shkuar mirë për të”