Distria Krasniqi ka fituar në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike në Paris ndaj italianes, Guiffrida.
Xhudistja nga Kosova arriti në finale të Lojërave Olimpike duke mposhtur italianen në Golden Score me Ippon pas tri penalizimeve të kundërshtares për lojë pasive.
Krasniqi arriti deri në gjysmëfinale me performanca fantastike duke e mposhtur në luftën e parë xhudisten nga Indonezia, Ina Maharani për pak më shumë se 30 sekonda, kurse pas saj eliminoi edhe xhudisten nga Izraeli, Geffen Primo me një Ippon të shpejtë.
Kosova me këtë fitore siguron medaljen olimpike, teksa Krasniqi pret kundërshtaren e saj në finale në luftë për medaljen e artë olimpike.
Kujtojmë që Distria Krasniqi edhe më parë ka fituar medalje olimpike për Kosovën, atë të artën në Tokio 2020.