Sporti shqiptar vazhdon të zhgënjejë me rezultatet e arritura në këto ditë të para të Lojërave Olimpike, “Paris 2024”.
Notarja shqiptare Kaltra Meça renditet e katërta në provën e saj në Baterinë A në disiplinën e notit 200 metra stil i lirë me kohën 2:12.21.
Notarja shqiptare mbeti gjatë të gjithë kohës pas treshes së parë, pa mundur që të fitojë një vend premtues për pjesëmarrjen në raundin pasardhës të kësaj disipline. Në përfundim të garimit të të gjitha beterive, Meça u rendit e 27-ta nga 30 notare pjesëmarrëse në këtë disiplinë.
Pra, la pas vetëm tri konkurentet e fundit të baterisë saj, të cilat patën kohën më të dobët në garim. 16- vjeçarja mbeti 13 sekonda prapa vendit të 16-të, pozicioni i fundit për në raundin pasardhës. Gjithsesi, duhet pranuar se nuk pritjet ndonjë rezultat ndryshe nga notarja 16-vjeçare.