Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Fushë Kosovë: Digjet një depo, policia jep detaje

Fushë Kosovë: Digjet një depo, policia jep detaje

Një depo është kapluar nga zjarri sot rreth orës 12:00 në Miradi të Fushë Kosovës, raporton TV Arbëria.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për TV Arbëria se nuk ka të lënduar nga ky incident. Policia ka dalë menjëherë në vend të ngjarjes.

“Sot rreth orës 12:00, është raportuar se në fshatin Miradi të Fushë Kosovës, një objekt (depo) është përfshirë nga zjarri. Policia dhe zjarrfikësit menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë ajo./TVArbëria/