Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Zjarri kaplon një hapësirë në Fushë Kosovë, s’ka të lënduar – TV Arbëria sjell pamje nga vendi ngjarjes

Zjarri kaplon një hapësirë në Fushë Kosovë, s’ka të lënduar – TV Arbëria sjell pamje nga vendi ngjarjes

Një objekt në Fushë Kosovë është duke u djegur, raporton TV Arbëria.

Kështu ka konfirmuar policia për rajonin e Fushë Kosovës, duke thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalur Njësitet Policore për të hollësuar detajet e ngjarjes, teksa nuk dihet ende se cilat janë shkaqet.

Zjarrëfikësim Muhamet Reqani nga Njësia Profesionale për zjarrfikje dhe shpëtim (NJPZSH), ka konfirmuar për TV Arbëria se Njësitet kanë dalë në vendin e ngjarjes për intervenim të menjëhershëm, teksa shton se s’ka të lënduar.

Sipas burimeve të TV Arbëria, zjarrfikësit edhe pse flakët kishin kapluar objektin më herët ata arritën 40 minuta me vonesë.

Po ashtu, sipas burimeve të TV Arbëria, objekti i cili është duke u djegur është Speed Posta.

TV Arbëria do t’ju mbaj të informuar.

Lajmi në përditësim…

Pamje nga vendi i ngjarjes: