Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Mitrovicë e Veriut, vazhdojnë punimet në një objekt, ndonëse i pati shiritata e vendosur nga inspektorati

Mitrovicë e Veriut, vazhdojnë punimet në një objekt, ndonëse i pati shiritata e vendosur nga inspektorati

Policia ka njoftuar se janë kryer punime në një objekt të ndërtuar pa leje, të cilit i ishin vendosur shiritat nga inspektorët komunalë.

Ky objekt ishte mbrapa stacionit të autobusëve.

“DËMTIM APO HEQJE E VULAVE ZYRTARE- Rr. Lola Ribar, Mitrovicë Veri / 27.07.2024 – 09:41. Raportohet se derisa njësiti policor ishte në asistim të inspektorëve komunal të komunës Mitrovicë Veriore, mbrapa stacionit të autobusëve ishte një objekt i ndërtuar pa leje, i cili kishte pasur edhe shiritin e vendosur. Ne vendngjarje ishte hequr shiriti dhe ishin bërë punime (vendosja e dyerve dhe dritareve). Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.”