Skuadra e Milanit ka fituar ndaj Manchester Cityt në një ndeshje miqësore të zhvilluar në SHBA.
Ekipi italian ka mposhtur gjigantët anglezë me rezultatin 2-3.
Haaland realizoi i pari në duel pas 19 minutave, por Lorenzo Colombo i Milanit shënoi dy gola të shpejtë në minutën e 30’të dhe 34’të – pas dy asistimeve nga Chukwueze.
Man City barazoi në pjesën e dytë me anë të McAtee, teksa Marco Nasti realizoi pas 78 minutave lojë – për të vulosur fitoren e Milanit.