Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kurti pas fitores së Donjeta Sadikut: Fitore e merituar, dhamë edhe ne kontribut me brohoritjet tona

Kurti pas fitores së Donjeta Sadikut: Fitore e merituar, dhamë edhe ne kontribut me brohoritjet tona

Donjeta Sadiku ka arritur fitoren e parë në Lojërat Olimpike ndaj tajlandezes, Soumnek.

Sadiku fitoi duke e mposhtur Soumnek me vendimin e gjyqtarëve pas tre raundeve.

Duelin e Sadikut e ndoqën nga afër krerët e shtetit, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

Kryeministri Kurti komentoi fitoren e Sadikut pas duelit.

“Është fitore shumë e rëndësishme dhe fitore tejet e merituar e boksieres tonë, Donjeta Sadiku. Fitore me këmbë të mbarë për ekipin e Kosovës në Lojërat Olimpike, pasi tash, xhudo, atletika dhe noti do ta kenë si prirëse këtë fitore të Sadikut. Boksierja kundërshtare ishte e fokusuar ta shtyej në kënd Sadikun, por ajo kishte saktësi dhe shumësi në goditje. Një kontribut fare të vogël e dhamë edhe ne në brohoritjet tona, Kosova Kosova dhe Donjeta Donjeta”, tha Kurti.