Skuadra e Ipswich Town pësoi humbje ndaj Dusseldorfit në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Angli.
Në këtë ndeshje debutoi edhe portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muric.
Muric pësoi një gol qysh në minutën e pestë të ndeshjes nga Schmidt.Por, në pjesën e dytë, trajneri e largoi nga loja portierin kosovar – duke e zëvendësuar atë me Walton-in.
Kujtojmë që Muric u transferua te Ipswich gjatë këtij afati kalimtar veror nga Burnley dhe sezonin e ri do bëjë gara në Premier League.