Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Milani “braktis” pistën Fofana, kthen vëmendjen nga mesfushori i Gladbach

Milani “braktis” pistën Fofana, kthen vëmendjen nga mesfushori i Gladbach

Me Monacon që nuk ka ndërmend të ulë pretendimet për kartonin e Youssouf Fofana, ndonëse ky i fundit ka vetëm një vit kontratë të mbetur, Milani duket i lodhur dhe është gati të kthejë vëmendjen nga një tjetër mesfushor.

Media italiane bën me dije se kuqezinjtë po ndjekin me mjaft interes Manu Kone, mesfushor 23-vjeçar që aktualisht është i angazhuar me Francën në Lojërat Olimpike që po mbahen pikërisht në Paris.

Kone është pjesë e Borussia Monchengladbach prej tre sezonesh, kur u transferua nga Toulouse dhe që atëherë është shndërruar në një nga liderët e repartit të skuadrës gjermane.

Mesfushori 23-vjeçar pëlqehet jo pak në kampin kuqezi dhe Moncada pritet të fluturojë drejt Gjermanisë për të nisur edhe zyrtarisht negociatat me Borussia Monchengladbach, në mënyrë që të sjellin Kone në dispozicion të Fonsecës sa më shpejt të munden.

Kuqezinjtë kanë lëvizur ngadalë në këtë merkato, teksa trajneri Paulo Fonseca është ende në pritje të një mesfushori me peshë, që të mund të luajë para mbrojtjes dhe të ofrojë forcë fizike e saktësi në pasime.

Powered by WordPress