Skuadra e Chelseat bëhet me portier të ri. Arrihet marrëveshja sipas Fabrizio Romanos mes klubit anglez dhe Villarrealit për Filip Jorgensenin.
Blutë e Londrës do paguajnë rreth 25 milionë euro për shërbimet e portierit danez.
Jorgensen karrierën e nisi te Malmo si fëmijë, për të vazhduar më pas në Spanjë te Akademia e Arrabal.
Kurse nga viti 2019 është pjesë e grupmoshave të reja të Villarrealit.
Vlera e tij në sajtin “Transfermarkt” është 20 milionë euro.