Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kastrati për Gërvallën: ‘Ministrja e kanaxheqeve nuk flet për njohje të reja por për garat e ‘pehlivanave’ në Ujman!

Kastrati për Gërvallën: ‘Ministrja e kanaxheqeve nuk flet për njohje të reja por për garat e ‘pehlivanave’ në Ujman!

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, përmes një shkrimi në Facebook i ka reaguar Ministres së Punëve të Jashmte, Donika Gërvalla, e cila tha se “Vendosmëria e Kosovës për rend dhe ligj në jug dhe në veri është forca jonë më e madhe” gjatë garave që u mbajtën në Ujman.

Kastrati duke e cilësuar Gërvallën ‘minsitre e kanaxheqeve’ thotë se e njëjta nuk flet për njohje të reja por për garat e ‘pehlivanave’ në Ujman.

Ai ministren Gërvalla dhe mninistrat e tjerë të qeverisë Kurti që ishin dje në Ujman për të ndjekur garat e kërcimit i krahason me ministrat e Enver Hoxhës.“Jetojmë të izoluar prej botës gati si në kohën e Enver Hoxhës, në papunësi e fukarallëk, asnjë njohje e me 500 milion sanksione.

Ndërsa, bash sikur ministrat imbecilë të Enver Hoxhës këta gjejnë kohë me shku me i pa garat e “pehlivanave” që kërcejnë nga ura në liqen.P.sh. me u tërhjek amerikanët si në Afganistan, a thua a shkojnë me mbrojtë këta dhe pehlivanat veriun apo ju zvogëlohet Ujmani sa guaca e toaletit” shkruan Kastrati në Facebook.

Reagimi i plotë: