NASA: Një asteroid me madhësinë e një “stadiumi” do t’i afrohet Tokës nesër

Objekti u vërejt fillimisht nga Programi i NASA-s për...

Abdixhiku: Përgjigjja jonë ndaj Vuçiçit dhe Serbisë është të ndërtojmë një Kosovë të suksesshme dhe të fortë

‘’Një Kosovë e fortë ekonomikisht, një Kosovë e fortë...

“Me vota të Radojçiqit u ba Vjosa Presidente”, përplasje mes Valon Syles Dibran Hoxhes

Gjatë emisionit “Pressing” të T7, ka pasur debat mes...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Osmani i jep mbështetje Donjeta Sadikut para ndeshjes në lojërat olimpike

Extra AL PVC

Garuesja e parë nga Kosova që do të paraqitet në Lojërat Olimpike është boksierja Donjeta Sadiku e cila sonte (27 korrik) zhvillon meçin e saj në kërkim të medaljes olimpike.

Sadiku para ndeshjes ka marrë mbështetjen e presidentes Vjosa Osmani.

Osmani përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Sadiku përmes goditjes i ka treguar botës fuqinë e qëndresës dhe guximit, andaj ajo shpreson se edhe sonte Sadiku do të triumfoj.

“Në çdo goditje ajo i tregoi botës fuqinë e qëndresës dhe guximit. Jam e bindur se kështu do të vazhdojë edhe sonte, teksa Donjeta Sadiku fillon garat në lojërat olimpike në Paris. Forca Donjetë! E gjithë Kosova është me ty!”, ka shkruar presidentja Osmani.

Pengesa e parë e Donjeta Sadikut në ‘Paris 2024’ do të jetë boksierja nga Tajlanda, Thananya Somunek me meçin i cili i takon kategorisë deri në 60 kilogramë.

Në rast se Sadiku arrin ta kalojë me sukses kundërshtaren Somnuek, atëherë ajo do të kishte përballë boksieren kolumbiane Angie Paola Valdes Pana, ndërsa në një çerekfinale potenciale do të boksonte ndaj Kellie Harrington nga Irlanda.

Sadiku në ‘Paris 2024’ është me normë olimpike dhe nga nëntë garues sa e përfaqësojnë Kosovën gjithsej, ajo do ta nis e para.

Kjo nuk është hera e parë për Sadikun që paraqitet në Lojërat Olimpike, pasi që ajo kishte qenë pjesëmarrëse edhe në ‘Tokio 2020’ me ftesë të universalitetit.

Sukseset për Sadikun nuk janë diçka e re, pasi ajo ka fituar paraprakisht dy medalje të bronzta në evropian dhe botëror, ndërsa synimi i saj është që edhe në këtë edicion të Lojërave Olimpike ta fitojë një tjetër medalje.

Kujtojmë se meçi mes Sadikut dhe Somnuek do të nis me fillim nga ora 21:00 dhe Telegrafi do t’iu mbajë të informuar rreth kësaj ngjarje.

spot_img

Të fundit

NASA: Një asteroid me madhësinë e një “stadiumi” do t’i afrohet Tokës nesër

Objekti u vërejt fillimisht nga Programi i NASA-s për...

Abdixhiku: Përgjigjja jonë ndaj Vuçiçit dhe Serbisë është të ndërtojmë një Kosovë të suksesshme dhe të fortë

‘’Një Kosovë e fortë ekonomikisht, një Kosovë e fortë...

“Me vota të Radojçiqit u ba Vjosa Presidente”, përplasje mes Valon Syles Dibran Hoxhes

Gjatë emisionit “Pressing” të T7, ka pasur debat mes...

Osmani merr pjesë në përurimin e Shtëpisë së Kulturës: Do të nderohet shteti dhe flamuri i Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mori pjesë në përurimin...

NASA: Një asteroid me madhësinë e një “stadiumi” do t’i afrohet Tokës nesër

Objekti u vërejt fillimisht nga Programi i NASA-s për Vëzhgimin e Objekteve Afër Tokës (NEO), i cili përdor observatorë në mbarë botën për të...

Abdixhiku: Përgjigjja jonë ndaj Vuçiçit dhe Serbisë është të ndërtojmë një Kosovë të suksesshme dhe të fortë

‘’Një Kosovë e fortë ekonomikisht, një Kosovë e fortë me aleat, do të thotë një Serbi e dobët përballë Kosovës. Do të thotë se...

“Me vota të Radojçiqit u ba Vjosa Presidente”, përplasje mes Valon Syles Dibran Hoxhes

Gjatë emisionit “Pressing” të T7, ka pasur debat mes gazetarit Valon Syla e analistit Dibran Hoxha. Valon Syla tha se Vjosa Osmani është bërë presidente...