Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shahini për pakënqësitë e qytetarëve ndaj ekonomisë: E kemi thënë vazhdimisht, është një realitet i keq për Kosovën!

Shahini për pakënqësitë e qytetarëve ndaj ekonomisë: E kemi thënë vazhdimisht, është një realitet i keq për Kosovën!

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka thënë se është realitet i keq për Kosovën pakënaqësia e qytetarëve ndaj ekonomisë vendëse.

Duke përmendur Raportin e UNDP-së për kënaqëshmërinë ndaj ekonomisë së Kosovë, Shahini ka thënë se ky fakt është potencuar vazhdimisht nga AKB-ja.

“Me ekonominë të pakënaqur 72.7% të qytetarëve të Kosovës thotë raporti i UNDP i publikuar ditë më herët, kurse të kënaqur janë 27.3% të qytetarëve të Kosovës nga të gjitha gjinitë dhe entitet që jetojnë në vendin tonë. Agim Shahini kryetari i AKB-së tha se këtë e kemi thënë vazhdimisht dhe për fat të keq ky është një realitet i keq për Kosovën”, thuhet në njoftim.