Avokati Genc Gjokutaj është vënë nën hetim për veprën penale “thirrje publike për veprime të dhunshme”, pasi përmes një statusi në rrjetin social u kërkoi ndjekësve “të dalin nga shtëpia dhe të rrahin çdo polic që mbron hajdutët”.
“Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi gjatë monitorimit të vazhdueshëm të burimeve të hapura të informacionit nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, është konstatuar një postim, i publikuar nga shtetasi G. Gj., i cili bën thirrje për të kryer veprime të dhunshme, postim ky i cili konstatohet se është publikuar dhe në media të ndryshme online”, njofton policia, që referoi më pas çështjen në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Reagimi i avokatit të ish-kryeministrit Sali Berisha lidhej me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që u miratuan mbrëmë në Kuvend me 106 vota pro.
Sipas tij, diktatura nuk rrëzohet me kode zgjedhore dhe amendamentime ligjesh, por me revoltë popullore.
Më poshtë postimi pa ndërhyrje:
“Te dashur Shqiptare!
Diktaturat nuk rrezohen me kode zgjedhore!
As me amendime ligjesh!
Hajduti kapet ne vjedhje dhe jo me permiresim te ligjit apo ashpersim denimi!
Vetem revolta popullore dhe forca njerezore shkulin hajdutet nga pushteti!
Shqiptare qe e doni Shqiperine dhe jo qe dini shqip!
Dilni nga shtepite sot!
Thyeni çdo sportel qe ju kerkon shpirtin!
Rrihni çdo polic qe mbron hajdutet!
Vrisni çdo patronazhist qe ju vjedh te ardhmen dhe familjen!
Vetem keshtu Shqiptaret mund te behen Zoterinj dhe Shqiperia Zonje”. /Telegrafi/