Akhmet u arrestua në Makhachkala për sjellje të çrregullt – prishje të rendit dhe qetësisë.
Brenda stacionit, oficerët filluan ta rrahin, kërcyen mbi të dhe goditën me një armë trullosëse.
Ngjarja është kapur nga kamerat e vëzhguese dhe është publikuar në rrjetet sociale.
Në kohën kur policia ‘erdhi në vete’, thirrën ndihmën e shpejt.
Megjithatë bëhet e ditur se ishte tepër vonë – “heroi rus i luftës” kishte vdekur.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.