Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Si të pakësoni gazrat e stomakut pas ushqyerjes

Si të pakësoni gazrat e stomakut pas ushqyerjes

Gazrat e stomakut shkaktohen kryesisht nga gëlltitja e pavullnetshme e ajrit gjatë ushqyerjes por edhe për shkak të shpërbërjes së ushqimit në zorrën e trashë.

Ushqime të caktuara siç janë fasulet, dardhat, brokoli, kërpudhat, qumështi, drithërat e plota dhe mollët kontribuojnë në shtimin e gazrave në stomak.

Si Të Pakësoni Gazrat e Stomakut Pas Ushqyerjes

Ekspertët të cilëve u referohet AgroWeb.org thonë se hapi i parë drejt pakësimit dhe eliminimit të gazrave të stomakut është pa dyshim kafshimi dhe përtypja e ushqimit.

Ushqimi duhet përtypur mirë përpara se të gëlltitet dhe të tretet më lehtë.

Hapi i dytë i rëndësishëm është  që pas të ngrënit të qëndroni ulur por drejt në mënyrë që të zbutet presioni abdominal dhe të lehtësohet nxjerrja e gazrave.

Një hap tjetër i rëndësishëm është ecja pas konsumit të një vakti.

Ecja ndihmon shumë për tretjen, pakësimin e gazrave dhe të fryrjes që shfaqet pas ngrënies.

Hapi i katërt është pirja e menjëhershme pas vaktit të çajit të nenexhikut i cili qetëson muskujt e përfshirë në sistein tretës duke lehtësuar nxjerrjen e gazrave.

Studimet shkencore mbi këtë çështje konfirmojnë se ushqimet e pasura me probiotikë janë shumë të rëndësishëm në pakësimin e gazrave të stomakut.

Çfarë Janë Probiotikët?

Probiotikët janë një lloj bakteri i mirë që jeton brenda sistemit tretës dhe mban të balancuar florën intestinale.

Probiotikët ndihmojnë për të barazpeshuar nivelin e mikro organizmave në florën intestinale në mënyrë që sistemi gastrointestinal të tresë ushqimin siç duhet; na mbrojnë nga patogjenët, pra nga mikroorganizmat e dëmshëm; pastrojnë organizmin nga përbërësit e dëmshëm; prodhojnë vitamina dhe përbërës të tjerë dhe ekuilibrojnë sistemin tonë imunitar.

Një ndër ushqimet më të pasura me probiotikë është kefiri por edhe kosi, lakra turshi e bërë në shtëpi, çokollata e zezë, bananet dhe domatet.

Nëse dëshironi të ruani ekuilibrin e florës intestinale, është e nevojshme të kufizoni dozën e ushqimeve që shkatërrojnë bakteret e shëndetshme. Buka e bardhë është një prej këtyre ushqimeve. Mos hezitoni të zgjidhni bukën integrale që përmban proteina dhe përbërës ushqimorë shtesë./AgroWeb.org

Powered by WordPress