Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Ish-asistenti i Kloppit e këshillon Slot që ta largojë nga Liverpooli një lojtar këtë verë

Ish-asistenti i Kloppit e këshillon Slot që ta largojë nga Liverpooli një lojtar këtë verë

Ish-trajneri i portierëve tek Liverpooli, John Achterberg, ka këshilluar trajnerin e ri Arne Slot që të shesë një lojtar këtë verë.

Achterberg ishte njëri prej anëtarëve të stafit që u larguan në fund të sezonit, pasi Jurgen Klopp bëri të ditur vendimin e tij se do të largohej nga klubi.

Hoalndezi, i cili kaloi 11 vite në futbolling anglez si lojtar i Tranmere Rovers mes 1998 dhe 2099, aktualisht ishte ërë pjesë e stafit të Klopp pas përfundimit të karrierës.

Achterberg ishte emëruar në këtë rol në vitin 2011, që do të thotë se ka kaluar kohë me tre trajnerë të ndryshëm – Klopp, Kenny Dalglish dhe Brendan Rodgers.

Klopp dhe Achterberg

Ai pra ka qenë dëshmitar i shumë lojtarëve që kanë ardhur dhe janë larguar nga Liverpooli, dhe tani mendon se Slot duhet ta lejoj largimin e një lojtari këtë verë.

Achterberg shprehu dëshirën e tij që ta sheh portierin Caoimhin Kelleher që të marr më shumë minuta si titullar në një klub tjetër.

“I thashë Kelleher pesë vite më parë, kur ai nuk po luante shumë ndeshje, ‘Ju e dini që jeni më i mirë se De Gea, po të them tani. Ju jeni më shumë teknik, reagimet tua janë shumë më të mira, por duhet të luani’”.

“Shpresoj që ai të transferohet diku tjetër, sepse e meriton të jetë numri një. Këta ishin dy portierët më të mirë që Liverpooli ka pasur në të njëjtën kohë, është çmenduri”, ka thënë Achterberg.

Portieri tjetër të cilit i drejtohet Achterberg është natyrisht Alisson Becker, i cili ka qenë zgjedhja e parë e portës për Liverpoolin që prej se u transferua nga Roma në vitin 2018.

Powered by WordPress