Nis me humbje epoka Thiago Motta te Juventusi, edhe pse bëhej fjalë vetëm për një takim miqësor.
Bardhezinjtë, që prej edicionit të ri do të drejtohen nga tekniku italo-brazilian, u mposhtën 3-0 nga Nurnbergu.
Skuadër që garon në divizionin e dytë të futbollit gjerman.
Golat e fitores për ekipin e drejtuar nga Miroslav Klose u realizuan nga Jander, Forkel dhe Jarnisch.
Ndërkohë, Dusan Vlahovic humbi një penallti për Juventusin, duke goditur shtyllën.
Në prononcimin pas ndeshjes, Thiago Motta u shpreh se skuadra e tij nuk arriti të kontrollonte ndeshjen. Duke theksuar se pret më shumë nga lojtarët.