Mbrojtësi anglez Harry Maguire e ka konfirmuar qëndrimin e tij te skuadra e Manchestser Unitedit. Maguire të premten në një intervistë për “Sky Sports”, ka treguar se drejtuesit e Unitedit janë të lumtur me të dhe duan që ta kenë pjesë të skuadrës edhe për disa vite.
“Unë jam pjesë e së ardhmes dhe është koha për ta bërë këtë klub të suksesshëm përsëri”, u shpreh Maguire.
31-vjeçari ndër të tjera ka folur edhe për mos ftesën që nuk i bëri ish-selektori i Anglisë, Gareth Southgate, për në “Euro 2024”.
“Ishte moment i vështirë në karrierën time. Ishte ndoshta momenti më i vështirë në karrierën time deri më tani. Kam punuar shumë për të luajtur në fund. Kam dashur të luaja në finalet e kupave dhe më pas të shkoja në Evropian, për të provuar ta fitoj turneun për vendin tim. Ndihesha shkëlqyeshëm fizikisht dhe mendërisht për të shkuar dhe për t’u paraqitur në nivelin më të lartë”, theksoi qendërmbrojtësi i Unitedit.