Donaldo Açka do të vijojë karrierën e tij në Bullgari tek skuadra Lokomotiva Sofje.
26-vjeçari, i cili në të shkuarën ka luajtur me Luftëtarin në Superiore, me Gjilanin së fundmi në Kosovë, është bërë pjesë e skuadrës që luan në elitën e futbollit bullgar.
Açka ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare dhe kalimin në “Efbet Liga” e konsideron një hap të rëndësishëm për karrierën.
Në të shkuarën, mesfushori defensive ka luajtur në Greqi, Rumani e Finlandë, ndërkohë që tani do të nisë një aventurë të re.
Për 26-vjeçarin nis një mision I ri, teksa me skuadrën e re do kërkojë që jo vetëm të arrijë formën e tij më të mirë, por dhe të ndihmojë klubin në plotësimin e objektivave.