Agjencia Kosovare e Privatizimit ka hapur shpalljen publike për qiradhënien e 5 pompave të derivateve pronë e NSH Ina dhe NSH Jugopetrol të cilat ndodhen në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.
Shpallja publike është e hapur që nga dita e sotme (datë 26.07.2024), ndërsa dorëzimi do të bëhet me datë 09.08.2024 prej orës 10:00 – 12:00 në zarf të mbyllur për secilën njësi veç e veç në zyrën rajonale të AKP-së në Prishtinë.
Hapja e ofertave dhe publikimi i çmimeve bëhet 15 minuta pas dorëzimit, pra duke filluar prej orës 12:15. Ofertat përmes faksit ose postës
elektronike nuk do të pranohen.
Periudha e qiradhënies është për 2 vite me mundësi vazhdimi. Gjithashtu parashihet edhe ndërprerja e saj në rast të privatizimit. Ofertat bëhen në mënyrë individuale për secilën njësi veç e veç dhe me zarf të mbyllur (një zarf – një ofertë për një njësi), dorëzohen në Zyrën Rajonale Prishtinë, ashtu siç është e cekur në shpallje.
Në rastet e qiradhënies në vlera mbi 1,000 €uro mujore, para nënshkrimit të kontratës do të kërkohet nga ofertuesi fitues të sjellë garancionin bankar (jo letër zotimi nga banka) apo garancionin e lëshuar nga Kompania e licencuar e Sigurimeve.
Për dorëzimin e ofertës duhet të përdoret Formulari për Dorëzimin e Ofertës, i cili mund të merret në Zyrat Rajonale respektive siç është theksuar në shpallje, apo të shkarkohet nga ueb- faqja: www.pak-ks.org. Kriteri për përzgjedhjen e ofertuesit fitues të njësive përkatëse do të jetë çmimi i ofertës më të lartë.
Të dhënat e detajuara për pronat lëndë e ofertës mund të merren në Zyrat Rajonale nëPrishtinë, varësisht për çfarë aseti interesoheni.
Për më shumë informata për secilin aset të ofruar për qiradhënie në këtë shpallje, klikoni në faqen e internetit të AKP-së: www.pak-ks.org ku në rubrikënShpallje gjinden listat e aseteve që të lëshohen në shfrytëzim, konkretisht në linkun në vijim: https://www.pak- ks.org/page.aspx?id=1,35