Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Certifikohen shtatë të burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Certifikohen shtatë të burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se shtatë të burgosur janë certifikuar për përfundimin e programit rehabilitues “Shkathtësitë Sociale”.

Certifikatat u shpërndanë nga drejtori për trajtim, Arsim Sherifi, dhe drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë, Salih Ademi.

Sipas njoftimit, trajnimi është mbajtur nga zyrtarët socialë të Qendrës së Paraburgimit dhe kishte për qëllim mësimin e shkathtësive sociale.

“Trajnimi është mbajtur nga zyrtarët socialë të Qendrës së Paraburgimit dhe kishte për qëllim mësimin e shkathtësive sociale, që përfshijnë sjelljen e ekuilibruar dhe konstruktive në situata të vështira ndërpersonale. Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë të mbajë trajnime të tilla edhe me grupe të tjera. Përmes këtyre aktiviteteve, SHKK synon të ndikojë në rehabilitimin, ri-socializimin e të burgosurve dhe kthimin e tyre në shoqëri” , thuhet në postim.