Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Juvja, gati sulmin final për holandezin e Atalantës

Juvja, gati sulmin final për holandezin e Atalantës

Pasi të finalizohen transferimet e Soulé dhe Huijsen, Juventusi do të jetë i lirë të zgjedhë cilindo që të preferojë.

Dhe prej disa kohësh emri i parë i shënuar në listë është ai i Teun Koopmeiners, por marrëveshja me Atalantën është e komplikuar. Luca Percassi, CEO i Atalantës, theksoi se fundmi se “shitja e Koopmeiners nuk është planifikuar”.

Ka shumë thashetheme rreth mesfushorit holandez dhe shumë ankth nga ana e tifozëve të Bergamos, dhe jo vetëm kaq. Sepse, në rast të humbjes së 26-vjeçarit të talentuar, atëherë do të ishte e nevojshme të gjendej një zëvendësues i përshtatshëm.

Në fakt, siç bën të ditur edicioni i sotëm i Tuttosport, Juventusi është i sigurt se do të ketë miratimin e Koopmeiners.Në pritje për të bërë ofertën që do të lëkundë klubin zikaltër, “Zonja e Vjetër” ka edhe një plan B dhe është Maghnes Akliouche i Monakos, i ndjekur edhe nga Interi.

Ndërsa drejtuesit pragmatikë të Atalantës tashmë kanë ecur përpara me marrëveshjen e O’Riley nga Celtic, për të mos e gjetur veten të papërgatitur në rast të largimit të Koopmeiners.

Powered by WordPress