Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shpërthen depoja e fishekzjarreve në Bullgari, një i vdekur dhe dy të zhdukur

Shpërthen depoja e fishekzjarreve në Bullgari, një i vdekur dhe dy të zhdukur

Një person ka vdekur dhe një tjetër ka pësuar lëndime të rënda pas një shpërthimi në një depo fishekzjarrësh në Bullgari.

Shpërthimi ndodhi në Elin Pelin, afër kryeqytetit, duke shpërndarë tym e fishekzjarrë në qiell.

“Në momentin e parë ndjeva sikur dikush e mbylli derën me furi. Dridhi dritaret. Rryma u ndal menjëherë. Shikova nga dritarja dhe pash një re tymi që shpërndahej”, ka thënë një banor, raportoi Guardian.

Ministri i Brendshëm, Kalin Stoyanov, ka thënë se një 49-vjeçar vdiq nga plagët që mori nga zjarri dhe vajza e tij 20 vjeçe është në gjendje të rëndë.

Dy persona të tjerë që besohet se kanë qenë brenda, nuk janë gjetur.

Në vendngjarje është dërguar edhe personeli ushtarak për fikjen e zjarrit.