Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Zyrtare: Lajçakut i zgjatet mandati deri më 31 janar 2025

Zyrtare: Lajçakut i zgjatet mandati deri më 31 janar 2025

Miroslav Lajçak do të jetë i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë deri më 31 janar të vitit 2025.

Një gjë e tillë tashmë është zyrtarizuar.

Në një njoftim të Këshillit të Bashkimit Evropian, është treguar se ky institucion ka miratuar zgjatjen e mandatit të Lajçakut.

“Për më tepër, Këshilli miratoi sot një sërë vendimesh për zgjatjen e mandateve ekzistuese të PSBE-ve të mëposhtme: Z. Miroslav Lajčák, Emisar për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, iu zgjat mandati deri më 31 janar 2025. Ai u emërua për herë të parë më 2 prill 2020” – thuhet në njoftim.

Powered by WordPress