Blog Post

Arbëria TV > Featured > Qytetarët të dëshpëruar me Kurtin, “e grijnë” në komente: Haram t’koftë vota, ti je gangster

Qytetarët të dëshpëruar me Kurtin, “e grijnë” në komente: Haram t’koftë vota, ti je gangster

Lëvizja Vetëvendosje para pak ditësh kapublikuar një video të kryeministrit Albin Kurti teksa kishte vizituar vendpunimet në rrugën Kijevë-Zahaq.

Sipas postimit ato punime ishin duke u kryer me dinamikë të duhur, bashkë me Kurtin ishte edhe ministri iburn Aliu dhe zëvendësministrat Hysen Durmishi, Taulant Kelmendi e Mentor Arifaj vizituan segmentin Kijevë-Dollc në kuadër të rrugës Kijevë-Zahaq.

Por, qytetarëve pak iu la përshtypje ai postim. Të njëjtit më shumë ishin fokusuar në sharje e ofendime ndaj kryeminsitrit Kurti.

“Haram t’koftë vota Albin, kemi mendu që e don Drenicën por spo e dojshe aspak”, ka komentuar një qytetare në atë postim.

Në anën tjetër një qytetarë tjetër ka përfshirë rastin e Faton Hajrizit.

“Ku jeni o Gangstera, dezertor e vrases. Folni me Svekllen- kallxoj qe 4 te kane ik prej burgut e njanin e vrajten…”, ka shkruar një tjetër qytetar.

“Vizitë vendpunimeve në rrugën Kijevë-Zahaq

Punimet në rrugën Kijevë-Zahaq po zhvillohen me një dinamikë të duhur. Për të parë nga afër punën që po bëhet Kryeministri Kurti së bashku me ministrin Liburn Aliu dhe zëvendësministrat Hysen Durmishi, Taulant Kelmendi e Mentor Arifaj vizituan segmentin Kijevë-Dollc në kuadër të rrugës Kijevë-Zahaq.

‘’Temperaturat po pritet të bien ditëve në vijim, e intensiteti i punës sigurisht se vetëm sa do të rritet, deri në përfundimin e kësaj arterie të rëndësishme infrastrukturore për rajonin e Dukagjinit’’, njoftoi kryeministri Kurti”, thuhet në postim.