Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Pajtimi” i opozitës me pushtetin për vendimin e Këshillit Evropian për njohjen pasaportave ilegale serbe

“Pajtimi” i opozitës me pushtetin për vendimin e Këshillit Evropian për njohjen pasaportave ilegale serbe

Shkruan: Afrim Kasolli

Që ditën kur Këshilli Evropian njoftoi opinionin se ka vendosur që t’i njoh pasaportat ilegale serbe të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese në Beograd, për t’ua mundësuar serbëve të Kosovës të lëvizin lirshëm në Zonën Shengen, përfaqësues të opozitës i drejtuan shigjetat dhe sulmet kryesore ndaj Qeverisë së Kosovës, si përgjegjësja kryesore për këtë cenim të sovranitetit shtetëror dhe inkurajim i qytetarëve serbë për t’u mos integruar në shtetin e Kosovës.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës, konkretisht kryeministri Kurti, i kritikoi strukturat e Bashkimit Evropian, por duke mos harruar pa shtuar faktin se si Kosovë nuk mund të ndikojnë në vendimet e Unionit. Madje, Partia Demokratike e Kosovë e organizoi edhe një konferencë për shtyp për këtë skandal.

Ndonëse këtu vlen të veçohet fakti se asnjëri nga liderët kryesorë të partive politike opozitare, sikur se Memli Krasniqi apo Lumir Abdixhiku personalisht nuk u deklaruan për këtë temë. Por u mjaftuan me prononcimet e zyrtarëve më të ulët partiakë.

Mirëpo, megjithë dallimet ndërmjet pushtetit dhe opozitës për këtë vendim, ku për të parin më shumë ishte përgjegjës BE-ja, kurse për të dytën më shumë i pari, përsëri qëndrimi i opozitës ishte në mënyrë të heshtur në linjë me atë të Qeverisë. Sepse ajo nuk shpalosi asnjë alternativë se si do të vepronte nesër nëse në vjen në pushtet kundër këtij vendimi.

A do t’i kërkonte Brukselit anulimin e tij, dhe në këmbim të çfarë kushti, a do të tërhiqej nga dialogu për aq kohë se ky vendim mbetet në fuqi? Kjo mjegullnajë e saj, tregon se me gjithë fetishizimet e dallimeve ndërmjet pushtetit dhe opozitës, ato nuk ofrojnë ndonjë alternativë reale me njëra tjetrën në raport me temën e dialogut me Serbinë dhe marrëveshjet e dakorduara në Bruksel.

Por vetëm po i imitojnë metodat e njëra-tjetrës. Ashtu sikur deri dje këta që ishin në opozitë e sulmonin ish-pushtetin për çdo vendim të Brukselit të kësaj natyre në raport me Kosovën, po ashtu edhe këta që sot janë në opozitë me të drejtë po kërkojnë llogari politike nga pushteti për dështimet e në politikën e jashtme shtetërore, por pa treguar sikur ne rastin konkret, sa a do të arsyetoheshin edhe këta se nuk mund të ndryshojnë tashmë atë pasi e trashëguan, apo nuk do të pajtoheshin me veprime konkrete kundër këtij cenimi flagrant të sovranitetit shtetëror./TV Arbëria

Powered by WordPress