Një burim francez i inteligjencës i tha mediumit CNN se shërbimet e inteligjencës së vendit janë “plotësisht të mobilizuara” për të gjetur ata që janë përgjegjës për sulmet e koordinuara në rrjetin hekurudhor të vendit.
Është e paqartë se kush qëndron pas sulmit – askush nuk e ka marrë përgjegjësinë deri më tani.
Burimi tha se shërbimet e inteligjencës kanë theksuar se “këto metoda janë përdorur nga e majta ekstreme në të kaluarën”, por se “nuk ka asnjë provë që të lidh veprimet e sotme me to”