Manchester City është gati që të rivalizojë Barcelonën për të siguruar shërbimet e Dani Olmos i cili shkëlqeu me Spanjën në Euro 2024.
Reprezentuesi spanjoll është mbushur me oferta dhe largimi nga Leipzigu këtë verë është një mundësi reale.
Krahas faktit që po synojnë transferimin e Nico Williams, Barcelona po përpiqet që të ndërtojë një strukturë për transferimin e Olmos, me Leipzigun që po shpreson të fitojë 60 milionë euro nga ai.
Klauzola e tij e mëparshme e lirimit ishte vënë në atë shumë dhe klubi gjerman dëshiron një shumë të njëjtë për 26-vjeçarin.
Oferta aktuale e Barcelonës është rreth 40 milionë euro, ku 20 milionë do të paguheshin me rata, ofertë të cilën Leipzigu nuk e ka pranuar.
Sipas raportimit nga e përditshmja franceze Footmercato, City tani ka bërë një ofertë për Olmon, përkundër takimit të pashmangshëm mes agjentit të tij dhe Barcelonës këtë vikend.
Kampioni në fuqi i Anglisë është në një pozicion më të mirë ekonomikisht për të plotësuar kërkesat e Leipzigut dhe Barcelona do të duhet ta rrisë ofertën e tyre për spanjollin javëve në vazhdim.
Sidoqoftë, dëshira e lojtarit është që t’i bashkohet blaugranasve diçka që mund të jetë faktor kyç për Barcelonën për të siguruar transferimin e tij