Policia e Kosovës ka konfirmuar lëndimin e një personi nga një therje me thikë te Hebsi.
“Sot rreth orës 18:50, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë.
Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.
Aktualisht në stacion policor po intervistohen dy persona, një dëshmitar dhe një person që dyshohet se është përfshirë në rastin në fjalë.”