Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > “Putin do të hakmerret”, gjenerali anglez: Kur mendoni se rusët janë poshtë, ata do kthehen

“Putin do të hakmerret”, gjenerali anglez: Kur mendoni se rusët janë poshtë, ata do kthehen

Pas Gjermanisë është Britania e Madhe ajo që ngre alarmin e një sulmi të mundshëm rus në vitet në vijim. Paralajmërimi ka ardhur nga gjenerali i ri i forcave të mbrojtjes, Roly Walker. Gjenerali theksoi për mediat në Britani se presidenti rus Vladimir Putin do të dalë nga pushtimi i tij në Ukrainë “shumë i rrezikshëm” dhe “do të kërkojë hakmarrje” kundër vendeve si Britania e Madhe që mbështetën forcat e armatosura ukrainase.

“Çështja këtu është se kur ju mendoni se ata rusët janë poshtë, ata do të kthehen për të bërë hakmarrjen e tyre”, tha Walker.

Ushtria britanike duhet të jetë gati në tre vjet për të luftuar një sërë konfliktesh të Rusisë, Kinës, Iranit dhe Koresë së Veriut, ka paralajmëruar shefi i ri i Forcave të Armatosura britanike. Ai përshkroi se si këto vende po krijojnë një marrëdhënie midis njëri-tjetrit – duke ndarë armët dhe teknologjitë – dhe se si kjo sfidë mund të konvergojë nga 2027 në 2028.

Duke pasur parasysh kërcënimet, gjenerali Walker tha se kishte një “nevojë urgjente” që Ushtria Britanike të rindërtonte aftësinë e saj për të penguar luftërat e ardhshme me fuqi të besueshme luftarake. Gjenerali paralajmëroi gjithashtu se ushtria do të humbiste nëse qëndronte me idetë e vjetra rreth luftës në vend që të përshtatej për të përqafuar teknologjitë e reja që po transformojnë fushën e betejës.

Ndërkohë, autoritetet në qytetin e Moskës kanë filluar rekrutimet masive për shtimin e ushtarëve në Ukrainën Lindore. Rusia po ofron një bonus rekord nënshkrimi për rekrutët e rinj. Kryebashkiaku i Moskës prezantoi bonusin e nënshkrimit prej rreth 22 mijë dollarë për personat që i bashkohen ushtrisë. Kushdo që pranon ofertën do të fitonte deri në 59 mijë e 600 dollarë në vitin e parë të shërbimit./a2cnn/

Powered by WordPress