Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Lëndohet me mjet të mprehtë një person në Prishtinë

Lëndohet me mjet të mprehtë një person në Prishtinë

Sot rreth orës 18:50 një person është lënduar në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë.Sipas Policisë, nga të dhënat fillestare bëhet e ditur se personi në fjalë është lënduar nga një mjet i mprehtë.

I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti,

“Sot rreth orës 18 :50, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person.I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.Aktualisht në stacion policor po intervistohen dy persona, një dëshmitar dhe një person që dyshohet se është përfshirë në rastin në fjalë” tha Ahmeti.