Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Nesër organizohet garë profesionale kërcimi mbi Ujman në nder të policëve të rënë në krye të detyrës

Nesër organizohet garë profesionale kërcimi mbi Ujman në nder të policëve të rënë në krye të detyrës

Ministria e Punëve të Brendshme, nesër do ta organizojë ditën memoriale të policëve të rënë në krye të detyrës.

Po ashtu, nesër do të shënohet edhe 13 vjetori i rënies së heroit Enver Zymeri, i cili u vra më 26 korrik të vitit 2011 në veri të vendit.

MPB-ja ka bërë të ditur agjendën për aktivitetet e nesërme, ku njëra ndër to është edhe gara profesionale kërcimi nga ura mbi Liqenin e Ujmanit në nderim të policëve të rënë në krye të detyrës, që pritet të nisë nga ora 14:00.

Më tej, bëhet e ditur se nga ora 13:00 do të bëhen edhe homazhe pranë pllakës përkujtimore në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri në Zupç të Zubin Potokut.