Të famshmit janë bërë bashkë për të ‘ringjallur’ këtë trend nostalgjik të modës të viteve 90-ta.
Aksesorët sikurse unazat në kërthizë dhe kapëset e flokëve me flutur janë rikthyer në modë – por tani është koha për ‘rikthimin’ e shiritit të kokës prej pambuku, shkruan New York Post.
Një mori yjesh po e përqafojnë këtë trend që të jep nostalgjinë e personazheve nga filmi i vitit 1995 “Clueless”.
Ishte Selena Gomez, ajo që ishte u pikas e para me një shirit në kokë në videoklipin e saj “Love On” që u publikua në shkurt.
Artistja ka vazhduar të ringjallë stilin në një seri të fotografive të postuara në Instagramin e saj.
My heart 🥹 pic.twitter.com/ATKzVOGDUa
— Selena Gomez Worldwide (@WorldwideSelG) July 4, 2024
A post shared by Kourtney Kardashian Barker (@kourtneykardash)
Por Gomez nuk është e vetmja.
Yjet sikurse Kourteny Kardashian, Nicola Peltz Beckham, Lori Harvey dhe Olivia Culpo, gjithashtu kanë rikthyer këtë trend. /