Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Hiqni lagështirën nga shtëpia me këto metoda natyrale

Hiqni lagështirën nga shtëpia me këto metoda natyrale

Problemet me lagështirën mund të kthehen në një mankth të vërtetë sidomos nëse formohen në zona të ndryshme të shtëpisë.

Lagështira nga jashtë futet brenda duke ndikuar të gjithë ambjentin brenda shtëpisë dhe shëndetin tuaj.

Si fillim gjatë periudhave kur ka diell sigurohuni të hapni dritaret apo dyert që rrezet e diellit të depërtojnë në çdo dhomë.

Kjo do t’i sjellë shtëpisë tuaj freski dhe energji të mirë.

Në rastet kur lagështira ka pushtuar shtëpinë tuaj AgroWeb.org ju sygjeron disa metoda të thjeshta për të zgjidhur problemin.

Kripa është një ndër elementët që është në gjendje të thithë lagështirën nga çdo ambient, një përbërës që e gjejmë kudo.

Për një rezultat shumë të shpejtë përdorni kripë të trashë.

Kripa e trrashë në shishe plastike

Mënyra e parë që në ju sygjerojmë është  ajo e kripës në shishe plastike.

Merni një shishe plastike, uji dhe prijeni në mes me thikë në dy pjesë të barabarta.

Për një dhomë 5 metra me 5 do t’ju duhen rreth 150 gramë kripë e trashë.

Mbushni grykën e shishes me kripë ndërsa tapës shpojini disa vrima.

Bashkoni të dy gjysmat duke e futur grykën e shishes brenda gjysmës tjetër.

Në këtë mënyrë lart do të qëndrojë vetëm kripa ndërsa pjesa poshtë do të shërbejë si kullesë.

Lëreni shishen në një vend të sigurt afër zonës ku ndodhet lagështira dhe sigurohuni ta ndërroni kur të shihni që pjesa poshtë ka mbledhur ujë.

Kripë e trrashë në kullesë makaronash

Një zgjidhje tjetër për thithjen e lagëshitrës është edhe kullesa e makaronave.

Do t’ju duhen një tenxhere apo tas i madh dhe një kullesë makaronash.

Si në rastin e më sipërm kullesa duhet të vendoset mbi një enë tjerër që ta mbajë pezull.

Mbulojeni kullesën me një nape apo peshqir të holle dhe sipër hidhni rreth 200 gramë kripë të trashë.

Sërisht ndërrojeni kripën kur ena poshtë të ketë mbledhur ujë./AgroWeb.org

Powered by WordPress