Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Maqedoni > Me nëntë ilaçe do të zgjerohet lista pozitive në RMV, por nuk dihet kur

Me nëntë ilaçe do të zgjerohet lista pozitive në RMV, por nuk dihet kur

Lista pozitive e barnave do të zgjerohet me nëntë ilaçe të reja, bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, për të cilën ai pretendon se ka fonde, por duhet të zgjidhet Bordi i ri Drejtues i Fondit Shëndetësor, i cili do të diskutojë në seancën e parë.

“Para ka, nuk ka ndalesë, vetëm presim të zgjidhet Bordi i ri Drejtues”, tha Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë.

Drejtori i Fondit tha dje se fillimisht do të kontrollohen vrimat në buxhet dhe vetëm pas 10 ditësh do të dihet nëse do të ketë zgjerim të listës pozitive të barnave.

“Për momentin nuk bëhet fjalë nëse ka para apo jo për nëntë barna, po bëjmë një analizë të plotë. Pres që për dhjetë ditë të ketë përgjigje në pyetjen se a do të mund të zgjerohet lista pozitive”, tha Sasho Klekovski, FSSH.

Sa i përket punësimit të specialistëve privatë, ministri Taravari me optimizëm thotë se gjashtëqind prej tyre do të punësohen brenda dy viteve. 300 deri në fund të vitit dhe pjesa tjetër vitin e ardhshëm.

“Jam shumë i lumtur që arrita të gjej një zgjidhje që në muajin e parë. Ajo shkoi në Qeveri. Nga gjithsej 647 specialistë, këtë vit do të punësohen 300”, shtoi ministri Taravari.

Në takimin e sotëm me specialistët privatë u ra dakord për kriteret e tyre për punësim. Të parët në listë janë ata nga vitet e fundit të studimeve.

Powered by WordPress