Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Paris2024 – Izraeli paralajmëron Francën për plane për sulme terroriste gjatë olimpiadës

Paris2024 – Izraeli paralajmëron Francën për plane për sulme terroriste gjatë olimpiadës

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz i ka dërguar një letër homologut të tij francez, Stephane Sejourne duke e paralajmëruar atë për një komplot të mbështetur nga Irani për të sulmuar delegacionin izraelit në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Lajmi bëhet i ditur nga media izraelite.

“Ka njerëz që përpiqen të minojnë natyrën festive të kësaj ngjarjeje të gëzueshme”, shkruan Katz.

“Ne aktualisht kemi vlerësime të kërcënimit të mundshëm të paraqitur nga grupe pranë Iranit dhe organizatave të tjera terroriste që synojnë të kryejnë sulme kundër anëtarëve të delegacionit izraelit”, shton ai.

“Kjo edhe për turistët izraelitë gjatë Lojërave Olimpike”, thekson Katz./ /os/

Powered by WordPress