Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Teknologji > Musk me sondazh nëse Tesla duhet të investojë miliarda në xAl, publikohen rezultatet e hershme

Musk me sondazh nëse Tesla duhet të investojë miliarda në xAl, publikohen rezultatet e hershme

CEO i Tesla-s, Elon Musk, ka nisur një sondazh për të pyetur përdoruesit në platformën e rrjeteve sociale X, nëse kompania duhet të investojë 5 miliardë dollarë në startup-in e saj të Inteligjencës Artificiale (Al), xAl, me votat e hershme që tregojnë se njerëzit janë në favor të lëvizjes.

“Aprovimi i bordit dhe votat e aksionarëve janë të nevojshme, kështu që kjo është vetëm për të testuar ujërat”, tha Musk për sondazhin.

Siç thekson Musk, xAl do të jetë i dobishëm në avancimin e vetë-drejtimit dhe ndërtimin e qendrës së re të të dhënave, duke shtuar se ka mundësi ta integrojë në Tesla edhe chatbot-in me Al, Grok.

Bëhet e ditur se pothuajse 3 orë pas publikimit të sondazhit, me rreth 386,000 njerëz që kishin marrë pjesë, 70% e tyre votuan pro investimit, shkruan yahoonews.

Ndryshe, Musk prezantoi xAl vitin e kaluar, duke shpresuar të ndërtojë një alternativë si ChatGPT.

Ai ka thënë se planifikon që një e katërta e xAl të jetë në pronësi të investitorëve të X, të cilin ai e bleu për 44 miliardë dollarë.

Gjithashtu, miliarderi hodhi poshtë shqetësimet se mund të devijonte burimet nga Tesla në disa kompani të tjera.

Musk është një anketues i shpeshtë në X.

Në vitin 2021, ai pyeti përdoruesit nëse duhet të shesë 10% të aksioneve të tij në Tesla dhe filloi shitjen e tyre vetëm disa ditë pas sondazhit.

Themes by WordPress