Mehmetaj: Kërkesa për më shumë KFOR, kërkesë për më pak sovranitet në Kosovë

“Kërkesa për ma shumë KFOR është kërkesë për ma...

Matoshi aludon se Bajqinovci është lloç i vershimeve, nervozohet deputeti i VV’së

Përplasje e ashpër ka ndodhur mes deputetit të VV-së,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Pushimet ideale duhet të zgjasin 8 ditë

Extra AL PVC

Çdo vit ti ke një sasi të caktuar ditësh për të pushuar. A duhet t’i shfrytëzosh të gjitha njëherësh dhe të humbasësh në rehatinë e pushimeve? Apo t’i ndash ato në mini pushime, duke i dhënë vetes fundjava më të gjata?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve varen nga profesioni që ushtroni dhe buxheti që keni, por edhe personat me të cilët zgjidhni të pushoni. Studimet kanë arritur në përfundimin se gjatësia ideale e pushimeve, për të maksimizuar produktivitetin, është 8 ditë.

Hulumtimi i një universiteti finlandez ndoqi 54 pushues gjatë gjithë kohëzgjatjes së pushimeve të tyre, duke matur nivelin e lumturisë dhe kënaqësisë.

Relaksimi dhe ndjesitë pozitive arrijnë kulmin në ditën e tetë të largimit tuaj, duke maksimizuar ndjenjat tuaja të kënaqësisë. Pas kësaj, kënaqësia zbehet ngadalë deri në ditën e 11-të, ku ka të ngjarë të përjetoni një rënie të rëndë, ndoshta për shkak të mallit për shtëpinë apo edhe mërzisë.

Pse dita e tetë? Studiuesit mendojnë se kjo është koha që i nevojitet dikujt të harrojë të gjitha përgjegjësitë e punës dhe stresin.8 ditë janë mjaftueshëm për të marrë më të mirën e pushimeve. Ti nisesh që të premten, ndoshta dhe pak më herët. Më pas ke ditën e shtunë, të dielë, të hënë, të martë, të mërkurë, të enjte, të premte, përsëri të shtunë dhe të dielë.

Dita e parë dhe e fundit ndoshta nuk llogariten, sepse janë ditët e zbarkimit dhe paketimit.Udhëtimet kushtojnë, prandaj nuk ja vlen të zgjateni në pushime nëse koha shtesë dhe paratë e shpenzuara nuk do të shtojnë lumturinë apo nivelin e relaksimit.

Megjithatë, studiuesit sugjerojnë se është një ide e mirë të rezervoni pushime diku në intervalin prej shtatë deri në 11 ditë.

Gjithsesi sado pushime të bëni, lumturia dhe kujtimet e bukura do të harrohen në momentin që do të ktheheni në punë. Por të paktën do të jeni të karikuar mjaftueshëm për t’u përballur me realitetin.

spot_img

Të fundit

Mehmetaj: Kërkesa për më shumë KFOR, kërkesë për më pak sovranitet në Kosovë

“Kërkesa për ma shumë KFOR është kërkesë për ma...

Matoshi aludon se Bajqinovci është lloç i vershimeve, nervozohet deputeti i VV’së

Përplasje e ashpër ka ndodhur mes deputetit të VV-së,...

Dënohen me mbi 12 vjet burgim nëntë të akuzuarit për dëmtim të buxhetit mbi 2 milionë euro

Gjykata Themelore në Prishtinë në rigjykim, ka dënuar me...

“Ke publiku video të manipuluar, Albini në kerr me 1 kg suxhuk e me qebe”, Dibran Hoxha debaton ashpër me Mirenen, Valon Syla e...

Ilir Mirena e Dibran Hoxha diskutuan ashpër në Pressing në T7, për një video që Mirena e ka postuar për kryeministrin Albin Kurti. Pjesë nga...

Mehmetaj: Kërkesa për më shumë KFOR, kërkesë për më pak sovranitet në Kosovë

“Kërkesa për ma shumë KFOR është kërkesë për ma pak sovranitet të Kosovës si shtet”, kështu deklaroi analisti Lirim Mehmetaj për prezencën e trupave...

Matoshi aludon se Bajqinovci është lloç i vershimeve, nervozohet deputeti i VV’së

Përplasje e ashpër ka ndodhur mes deputetit të VV-së, Mefail Bajqinovci, e analistit Halil Matoshi. Matoshi ka akuzuar indirekt Bajqinovcin se ka qenë pahiri në...