Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Gjimshiti mund të largohet nga Atalanta pas gjashtë viteve, gati një kontratë milionëshe

Gjimshiti mund të largohet nga Atalanta pas gjashtë viteve, gati një kontratë milionëshe

Berat Gjimshiti mund të largohet nga Atalanta pas tetë viteve nën kontratë me klubin nga Bergamo.

Kapiteni i Shqipërisë është një nga mbrojtësit më të vlerësuar në Serie A, por ai mund të ndryshojë skuadër dhe kampionat.

Gazetari italian, Gianluca DiMarzio ka raportuar se Gjimshiti karrierën mund ta vazhdoj në Katar, te skuadra Al-Rayyan.

Ndërkohë që ende nuk është arritur një marrëveshje zyrtare, bisedimet mes dy klubeve po vazhdojnë.

Kjo lëvizje e mundshme përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm për Gjimshitin, i cili pjesën më të madhe të karrierës së tij profesionale e ka kaluar në Itali.

Atalanta, e njohur për marrëveshjet e saj të mprehta të transferimeve, ka të ngjarë të kërkojë të sigurojë një marrëveshje të favorshme nëse vendos të ndajë rrugët me mbrojtësin me përvojë.

Për Gjimshitin, një lëvizje në Katar mund të ofrojë një sfidë të re dhe kushte potencialisht fitimprurëse financiare, ndërsa ai hyn në fazat e fundit të karrierës së tij.

30-vjeçarin e pret një kontratë milonëshe në rast se transferohet në Katar, pasi bëhet fjalë për pagë tre fish më të lartë se sa fiton ai aktualisht.

Gjimshiti ka kontratë me Atalantën deri në verën e vitit 2026, derisa ka pagë prej 800 mijë eurove në sezon.

Powered by WordPress