Holanda dhe Danimarka janë gati të dorëzojnë 14 tanke Leopard 2 në Ukrainë, ka njoftuar Ministria holandeze e Mbrojtjes.
Bëhet e ditur se të dy vendet në prill të vitit të kaluar deklaruan se do t’i blinin tanket nga një palë e tretë dhe do t’i bënin gati për betejë në Ukrainë.
Tanket janë rinovuar plotësisht nga prodhuesi gjerman i armëve, Rheinmetall dhe pas muajsh testimi janë gati për t’u dorëzuar, shkruan Reuters.
Megjithatë, Ministria e Mbrojtjes nuk e dha datën e dërgesës.
“Tanket Leopard mund ta ndihmojnë Ukrainën të fitojë në fushën e betejës”, thuhet në një deklaratë të saj.
“Ato kanë fuqi të madhe zjarri, ofrojnë mbrojtje të mirë për ekuipazhin dhe janë të shpejta”.
Ndryshe, Danimarka dhe Holanda së fundmi i kanë dhuruar ushtrisë ukrainase edhe aeroplanë F-16.
Ata aeroplanë pritet të fluturojnë në qiellin e Ukrainës këtë verë për t’u siguruar që ukrainasit mund të vazhdojnë të mbrohen në mënyrë efektive kundër agresionit rus.