Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Man Utd dëshiron të shesë shtatë yje për të mbledhur para për transferime të reja – emra të njohur në listë

Man Utd dëshiron të shesë shtatë yje për të mbledhur para për transferime të reja – emra të njohur në listë

Manchester United është gati të largojë shtatë yje në mënyrë që të afrojë emra të rinj ë skuadër gjatë këtij afati kalimtar. 

Djajtë e Kuq kanë shpenzuar tashmë gati mbi 100 milionë euro duke sjellë emra si Leny Yoro dhe Joshua Zirkzee këtë verë.

ESPN shkruan se trajneri i Man United, Erik ten Hag dëshiron ende lojtarë, me prioritet një mesfushor i ri qendror, një tjetër qendërmbrojtës dhe një mbrojtës i djathtë.

Por klubi duhet të largojë para se të blejë dhe shtatë lojtarë të mëdhenj janë në listën e largimeve.

Victor Lindelof, Aaron Wan-Bissaka dhe Christian Eriksen gjithë janë në shitje, me treshen që po futen në vitin e fundit të kontratave të tyre në “Old Trafford”.

Ndërsa Harry Maguire, Scott McTominay, Jadon Sancho dhe Antony gjithashtu mund të largohen nga “Teatri i Ëndrrave” nëse ka oferta të mira për klubin.

Shtatë yjet i kanë kushtuar Manchester United plotë 390 milionë euro dhe me shitjen e tyre klube do të humbas shumë pasi nuk vlejnë as gjysmën e parave të investuara.

Sancho është riintegruar në ekip pasi u largua nga Ten Hag sezonin e kaluar dhe u dërgua në huazim te Borussia Dortmund për gjysmën e dytë të sezonit. Por pavarësisht rikthimit të tij në skuadër, anglezi është afër kalimit te gjiganti francez PSG.

Klubet e Ligës Premier po ashtu duan disa nga lojtarët në treg.  Man United ka refuzuar një ofertë nga Fulham për McTominay, ndërsa West Ham është lidhur me Wan-Bissakan.

Emrat që janë lidhur me Man United si përforcime janë Matthijs de Ligt dhe Manuel Ugarte, të cilët do të vijnë nëse largohet isa nga yjet.

Powered by WordPress