Një stjuardese ka treguar së fundmi se është e trajnuar për çdo situatë – nga turbulencat deri tek foshnjat që qajnë.
Jessica Nelson ndau në TikTok historinë se si foshnja e saj, në mes të fluturimit të tij të parë me aeroplan, filloi të qante pa ngushëllim. Ajo filloi të bjerë në panik sepse nuk donte që fëmija i saj të shqetësonte pasagjerët e tjerë, por më pas stjuardesa u hodh për ta ndihmuar.
“Faleminderit stjuardes që e mori në krahë fëmijën tim që qante dhe e shëtiti nëpër aeroplan. Ajo meriton një rritje rrogë”, ka shkruar Nelson.
Shumë ranë dakord me nënën dhe vlerësuan gjestin e stjuardesës.
“Njerëz si ajo bëjnë një ndryshim të madh”, “Të gjithë ishin të lumtur në fund”, janë disa nga komentet.
Punëdhënësi i saj vendosi ta shpërblejë punonjësin për këtë gjest. Ata e nominuan për çmimin “Heroes of the Heart”, i cili shpërblen punëtorët më të mirë. /Telegrafi/
On flight 2890 yesterday this angel saved me on my baby’s first plane ride 😇 @robloxsouthwestair #southwestairlines #southwestair #nashville #flyingwithababy ♬ original sound – Jess