Pas një sezoni për t’u harruar si i huazuar në Brighton, ai është kthyer për t’u stërvitur nën direktivat e trajnerit Hansi Flick.

Ndonëse i nisi hovshëm stërvitjet, 21-vjeçari sot u lëndua.

Kësisoj, atij i pamundësoet të udhëtojë drejt SHBA-së, atje ku ekipi do të zhvillojë miqësoret para-sezonale.

“Në stërvitjen e sotme, lojtari i ekipit të parë Ansu Fati ka pësuar një dëmtim në këmbë. Ai do t’i nënshtrohet trajtimit në Barcelonë dhe rikthimi i tij në stërvitje do të përcaktohet nga koha e rikuperimit”, ka deklaruar ekipi katalunas.

Një kohë u konsiderua si e ardhmja e Barcelonës, duke marrë edhe numrin “10”, por fatkeqësisht, forma e sulmuesit spanjoll ka pësua rënie gradualisht.