Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Zyrtare: Portieri shqiptar Alen Sherri nënshkruan me Cagliarin

Zyrtare: Portieri shqiptar Alen Sherri nënshkruan me Cagliarin

Cagliari njoftuar blerjen e portierit shqiptar Alen Sherri, i cili kalon nga Egnatia në Serie A, duke nënshkruar deri më 30 qershor 2027.

Portieri nga Shkodra e Shqipërisë, i lindur në vitin 1997 u rrit në ekipin e të rinjve të Vllaznisë, ku debutoi me ekipin e parë më 12 prill 2015 – në moshën 17-vjeçare – kundër Tiranës.

Në verën e vitit 2020 u transferua te Laçi, ku në dy sezone luajti 53 ndeshje ndërmjet kompeticioneve kombëtare dhe kualifikueseve për kupat evropiane.

 

Pas transferimit te Egnatia me të cilin fitoi si protagonist Kupën e Shqipërisë 22/23 dhe në sezonin e sapombaruar ai fitoi kampionatin dhe Kupën e Shqipërisë.

Pasi luajti me Shqipërinë U21, ai bëri debutimin edhe me Kombëtaren A më 9 nëntor 2022.

Klubi e ka lavdëruar në fund portierin shqiptar, duke ia numëruar cilësitë si fizik imponues, 197 centimetra i gjatë, i mirë mes shtyllave, i guximshëm në ajër, i zoti edhe me këmbë.

Powered by WordPress