Pamjet e reja të kamerave tregojnë pasojat e tentativës për vrasjen e Donald Trumpit në një tubim në fillim të këtij muaji.
Videoja tregon oficerë dhe agjentë të ndryshëm që qëndronin pranë trupit të të armatosurit, Thomas Crooks, ku ai u ngjit për të qëlluar ish-presidentin.
“Ky është ai”, thotë një oficer, ndërsa agjentët përmendin snajperin që pikasi Crooks.
Një agjent më vonë thotë se “kemi një gjuajtës – të vdekur”.
Videoja u shpërnda nga senatori amerikan, Chuck Grassley, i cili tha se ishte marrë nga Njësia e Shërbimeve të Emergjencave të Qarkut Beaver.
Ndryshe, Crroks ishte qëlluar për vdekje më 13 korrik pasi kishte plagosur në vesh kandidatin republikan për president, Trump.