Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Bislimi thotë se ka rënë shkalla e papunësisë në Kosovë

Bislimi thotë se ka rënë shkalla e papunësisë në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se shkalla e papunësisë në Kosovë ka pasur rënie.

Duke u bazuar te të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Bislimi ka thënë se “Në të dhënat më të fundit të publikuara nga ASK-ja, mbi shkallën e papunësisë në tre mujorin e fundit të vitit 2023, konstatohet se ka patur një rënie të mëtejme të papunësisë nga 11.8% në të njëjtën periudhë të vitit paraprak, në 10.7%”.

Tutje Bislimi u shpreh se në vitet e fundit ka pasur përmirësime në ekonomi dhe se ka pasur rritje të shpejtë.

“Në tri vitet e fundit, indikatorët ekonomikë kanë njohur përmirësime të konsiderueshme dhe rritje të shpejtë. Më shumë punësim, më shumë zhvillim. Kosova është në rrugën e drejtë të zhvillimit dhe një të ardhmeje prosperuese”, u shpreh ai.

Themes by WordPress